Tregu i këmbimit valutor në Shqipëri vijon të shfaqë stabilitet edhe këtë të hënë, me çmime të qëndrueshme për monedhat kryesore ndërkombëtare.
Sipas kursit zyrtar të publikuar, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.3 lekë. Euro, monedha më e përdorur në transaksionet ditore, këmbehet me 96.5 lekë në blerje dhe 97.3 lekë në shitje.
Nga ana tjetër, franga zvicerane ka një vlerë blerjeje prej 102.6 lekësh dhe shitet me 103.8 lekë, ndërsa paundi britanik blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 111.7 lekë.