Tre persona janë arrestuar pas një operacioni të koduar “Break in” në Himarë, ku dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në fshatra gjatë gushtit dhe shtatorit 2025.
Ata janë E. G. (31 vjeç), D. R. (39 vjeç) dhe K. H. (37 vjeç). Gjatë kontrolleve, u sekuestruan një armë kallashnikov me silenciator, 68 fishekë dhe vegla të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e krimeve të tjera dhe për një 18-vjeçare, e cila dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin kriminal, por nuk e kishte kallëzuar. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.