Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në rrjetin e saj social pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën përpara Stacionit Qendror në Milano, gjatë një proteste pro-palestineze.
“Imazhet që vijnë nga Milano janë të turpshme: të vetëshpallur ‘pro-palestinezë’, të vetëshpallur ‘antifashistë’, të vetëshpallur ‘pacifistë’ që shkatërrojnë stacionin dhe shkaktojnë përleshje me policinë”, shprehet Meloni.
Ajo thotë se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me solidaritetin e vërtetë, si dhe paralajmëroi pasoja për qytetarët italianë.
“Mendimet e mia janë me policinë, e detyruar të durojë arrogancën dhe dhunën e panevojshme të këtyre pseudo-protestuesve. Shpresoj për fjalë të qarta dënimi nga organizatorët e grevës dhe nga të gjitha forcat politike.”, shprehet Meloni.