-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Korrupsioni nuk luftohet me propagandë

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar propagandën me ministren virtuale “Diella”. Tabaku me anë të një video shprehet se realiteti është krejt i kundërt me narrativën e kryeministrit Rama.

Sipas saj, që në ditët e para të mandatit të ri, platforma e blerjeve të përqendruara ka treguar mungesë totale transparence.

“Në faqen e prokurimeve publike, dokumentet janë bosh për çdo vit. Nuk ka asnjë informacion për sektorin më të korruptuar – tenderat, koncesionet dhe prokurimet publike,” shprehet Tabaku.

Ajo thotë se sipas saj qytetarët po paguajnë dy herë koston e korrupsionit: një herë për paratë që vidhen nga zyrtarët dhe herën e dytë për mungesën e transparencës që rrit vlerën e kontratave shumë mbi realitetin.

“Korrupsioni nuk luftohet me propagandë, por me institucione të forta dhe rregulla që garantojnë barazi loje,” nënvizon Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit