Në orët e para të mëngjesit një aksident me vdekje ka ndodhur në Zajm të Klinës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit mes një kamion transportues dhe një veture.
Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi në aksident kanë humbur jetën dy persona.
Në këtë aksident po ashtu dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës.
“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, tha Gashi.