Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes me grupin parlamentar dënoi sërish shpërthimin që ndodhi në banesën e deputetit Xhelal Mziu. Berisha e cilëson si at terorist dhe i ka shprehur mbështetje të plotë deputetit Mziu.
“Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve çka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut.
Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, u shpreh Berisha.