Kjo eshte fotoja e pare e dites kur Erion Velija vuri kembe ne pushtet, si Minister i Mireqenies Sociale dhe Rinise ne vitin 2013 dhe me te cilen vendosa te mos pajtohem asnje dite.
Qe ate dite kam nisur ta neveris si politikan dhe e kuptova qe ishte njeriu qe per te arritur qellimet e veta nuk e kishte per gajle te kursente askend, madje as femijen e gjore ne kete foto qe sot me shume gjase eshte bere nje djale ne moshe, e qe me po me aq gjase asgje mund te mos kete ndryshuar ne jeten e tij!
Me pas Erion Veliaj varrosi persedyti Ardit Gjoklajn e ndjere ne plehrat e Sharres sapo u be Kryetar i Bashkise se Tiranes. E vazhdoi te duke ngulur beton pa fund ne cdo cep te Tiranes, u be autor i shembjes se Teatrit Kombetar, ishe zgjatim i aferes se Inceneratorit, pasuroi e beri milioner njerezit e familjes e te tarafit qe sot e braktisi me parate e qytetareve te kryeqytetit.
Korruptoi cdo artist, gazetar, shkrimtar, mendimtar e kedo qe iu nevojit per te mbajtur ne kembe masakraden e tij si “njeriu i punes” ndersa nuk ishte vecse sharlatani i radhes, jo me i madhi, por me i rrezikshmi!
Kurre ne 34 vite politike nuk kam arritur te skalis nje rishtar ne politike qe te rrudhej ne fytyre si ai! Sot per Erion Veliaj nuk u vu ne vend drejtesia, por thjeshte veproi e drejta e Zotit qe sheh e nuk harron.
p.s…FUND!









