Presidentja Vjosa Osmani u shpreh nga Nju Jorku se presidenti amerikan, Donald Trump parandaloi agresionin serb drejt Kosovës. “Kemi pasur një numër të shpërthimeve të papritura në vitet e fundit, si p.sh në shtator të 2023-tës kemi pasur një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Ajo theksuar rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur në mbështetjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe sfidat e vazhdueshme që vijnë nga fqinji serb.
“Kemi arritur ta menaxhojmë atë me anë të mbështetjes së aleatëve të NATO-s, por ka kërcënime të vazhdueshme që vijnë nga Serbia. Majin e kaluar ka pasur një tjetër përpjekje për shpërthim (nëse mund ta quaj kështu) dhe kjo Administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për mbrojtje nga eksalimi. Presidenti gjithmonë ka qenë një lider që ka folur qartë, me forcë dhe bindje. Presidenti Trump ka qenë shumë i suksesshëm në mbrojtjen e eskalimet dhe nga e keqja”, ka shtuar Osmani.