-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po kontrabandonin paketa me cigare nga Greqi, procedohen dy vëllezërit nga Bilishti

Kryesoret

Dy vëllezër që po kontrabandonin një ngarkesë me cigare kontrabandë janë kapur nga Policia Kufitare e Kapshticës. Dy vëlezërit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht janë proceduar penalisht.

Nga kontrolli iu janë gjetur dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar. Ndaj tyre është ngritur akuza “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza, ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit