Këshilltari demokrat Dorian Teliti u shpreh gati të përballet me Ogerta Manastirliun në garën që pritet të mbahet për Bashkinë e Tiranës.
Ai u shpreh se opozita ka shumë figura të shkëlqyera të cilët duhet të kontribuojnë në këtë moment për të fituar bashkinë e kryeqytetit.
“Besoj se kushdo që është në politik duhet të jetë i gatshëm t’i hyjë kësaj garë. Të gjitha ata që janë aktivë duhet të jenë të gatshëm për këtë sfidë. Duhet të japim kontribut për të fituar bashkinë e Tiranës.
Duhet të jetë gati përfshi dhe mua. Si mund të jesh nënkryetar i Këshillit dhe jo të jesh në garë, është njësoj si t’i thuash një deputeti a do bëhesh ministër. Ka qindra kandidatura për të garuar për Tiranën. Garat janë pjesë e jetës tonë”, tha Teliti tek A2.