Një baba në Pogradec ka denoncuar në polici humbjen e të birit të mitur.
Nga hetimet dhe dëshmia e 41-vjeçarit rezulton se 15-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 21 shtator dhe nuk është kthyer më, duke humbur çdo kontakt.
Babai ka thënë se nuk e kontakton dot as në telefon dhe as nëpërmjet lidhjeve të tjera shoqërore dhe miqësore. Ndërkohë policia po punon ër gjetjen e të miturit.








