Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur në fjalimin e tij para OKB-së të martën, se u ka dhënë fund shtatë luftërave. Ai ka radhitur ato, duke përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë.
Trumpi ka thënë se ka qenë shumë i zënë këtë mandat duke u përpjekur të shpëtojë miliona jetë. Ai madje ka deklaruar se meriton çmimin “Nobel” por që për të më shumë rëndësi ka shpëtimi i jetëve.