Kryeministri grek Mitsotakis dhe ai turk Erdogan nuk janë takuar në New York, në kuadër të punimeve të asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve te Bashkuara.
Takimi ishte planifikuar për të martën, por sipas mediave greke nuk do të zhvillohet.
Sipas burime qeveritare turke i thanë gazetës Milliyet se Ankaraja e anuloi takimin sepse Athina e kishte publikuar atë paraprakisht, pavarësisht marrëveshjes paraprake për ta njoftuar atë vetëm me pas.