Mbrëmjen e sotme një sherr me mjete të forta ka ndodhur në Nish Tulla të Durrësit.
Si pasojë janë dëmtuar dy persona, një prej të cilëve është grua.
Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin trajtimin mjekësor. Ndërsa policia po kryen veprimet për procedimin penal të personave të përfshirë në sherr.