Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë.
Vuçiç theksoi se Kosova është dhe shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore të Serbisë.
“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, serbët në Kosovë po jetojnë në “kushte dramatike”.
“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi Vuçiç.
Më pas ai deklaroi se Serbia beson në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.