Shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën. Për shkak të mungesës së avokatit të ish-Presidentit, konkretisht Kujtim Cakrani, gjyqtarja Irena Gjoka shtyu seancën për në datë 9 Tetor.
“Ish-Presidenti nuk ishte i pranishëm. As mamaja ime. Kishte çuar një prokurë. Unë nga ajo që kam lexuar nga dosja ka shumë gjëra. Unë shumë shpejt do të jem në të gjitha ekranet. Do ta filloj me Syrin.
Po u jap një pikë, Monika Kryemadhi, Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar për korruptiv aktiv.
Por si mund të ketë korrupsion pasiv kur nuk ka korrupsion aktiv? Procesi lë shumë për të dëshiruar. SPAK ka intimiduar dhe kërcënuar dëshmitarët” tha Monika Kryemadhi.
SPAK ka mbyllur mbylli hetimet dhe ka dorëzuar kërkesën për gjykim për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin dhe tre peronat të tjerë të marrë të pandehur.
Ndaj ish-çiftit të bashkëshortëve rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrim parash dhe mosdeklarim i pasurisë.