-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në futbollin anglez, ndërron jetë ish-talenti i akademisë së Arsenalit

Kryesoret

Bota e futbollit është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri anglez Billy Vigar, i cili humbi jetën në moshën vetëm 21-vjeçare.

Ish-sulmuesi i akademisë së Arsenalit u përplas me një mur betoni gjatë përpjekjes për të mbajtur topin në lojë në një ndeshje të zhvilluar të shtunën në stadiumin e Wingate & Finchley, në kuadër të Isthmian League Premier Division.

Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, Vigar u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos në komë të induktuar, shkruan “Daily Mail”.

Familja e tij konfirmoi me dhimbje lajmin e trishtë: “Pas një dëmtimi të rëndë në tru të shtunën, Billy u vendos në koma të induktuar. Të martën iu nënshtrua një operacioni për të ndihmuar në rikuperimin e mundshëm, por për fat të keq, dëmtimi ishte shumë i rëndë. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes. Jemi të shkatërruar, por të prekur nga dashuria që ka marrë Billy nga bota e sportit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit