Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi vodhën një mjet bujqësor për punimin e tokës në fshatin Panaja. Ata po e transportonin me një automjet ti “Mercedes Benz”.
Të arrestuarit janë L. F., 33 vjeç dhe N. K., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Ndërkohë po vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.