-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do verë të mirë miku”- Hapen mesazhet, pazaret e Erion Isait me tenderat

Kryesoret

Hapja e nje aparati celulare u kthye në provë për prokurorinë e posacme për të zbuluar aferën e korrupsionit. Prokurori Dritan Prenci ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara.

Bëhet fjalë për:

  1. Ndertimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.

  2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë- Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë)”, me nr. REF-75548-10-14-2020.

3.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave. Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF-68285-08-11-2020.

Kryebashkiaku Erion Isai biseda me administratoren e kompanise fituese:

Kryebashkiaku Erion Isai është zbukuar në biseda me administratoren e kompanisë fituese Entela Çeni në aplikacionin “whatsapp” si dhe shtetasit Armand Tafili, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësisë

së prokurimit, shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së të pandehurës Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k., me përmbajtjen si më poshtë:

Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

  • Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet:

“Miremengjes. Shifi pak keto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18 755 ml X 6793 leke = 127 402 715 pa tvsh kurse pezari 200 me gjatesi 1 880 X 4747 leke = 8 924 360 leke”

  • Në orën 10:06, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirmengjes..ok… mi dërgo, Ok..te

njejten gjë po bejme edhe ne..reduktim parametrash”.

  • Në orën 10:08, Erion Isai dergon mesazhin “Sa me shpejt s Pls”.

  • Në orën 10:09, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok..pa merak”.

  • Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell shtetases Entela Çano mesazhet “Me duhet deri te premten. Me duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat per cdo fshat vëlla Nje

zjarr te luteeeeem “0•404•

  • Në orën 15:00, Entela Çano dërgon mesazhin “Pa merak do bëj të pamunduren qe te premten ti dorezojme”

  • Në orën 15:01, Erion Isai dergon mesazhin “Je yll s’o dooa”.

  • Në orën 21:22, shtetasi Erion Isai i shkruan përsëri shtetases Entela Çano mesazhin “Kemi gati ndonje preventiv Te ndonje fshati?

  • Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin “Neser paradite mendoj se mund të kemi diçka. po sforcohemi shume per te arritur vleren.. 230 me tvsh.jam e sakte ? Ma konfirmo te lutem”.

  • Në orën 21:24, Erion Isai dërgon mesazhin “330 Eshte max”.

  • Në orën 21:25, Entela Cano dërgon mesazhin “Shyqyr.”.

  • Në orën 21:28, Erion Isai dërgon mesazhin “Pls Zjarrrrr Se neser duhet me i printu

Vulos ktu te ue Une Te premte mengjes herët Duhen dorezu”.

  • Në orën 21:29, Entela Çano dërgon mesazhin “Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do të jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”.

  • Në orën 21:29, Erion Isai dërgon mesazhin “Ishte teecepeeeeer e larte As behej ffale”.

Në orën 21:30, Entela Çano dergon mesazhin “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane..”.

Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me permbajtje si më poshtë:

  • Në orën 12:39, 12:40 dhe 12:42, shtetasja Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga

shtetasi Erion Isai.

  • Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin “Shoqeeee”.

  • Në orën 12:46, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku

zhvillojnë një bisedë telefonike.

  • Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin “Isha ne telef te me falesh”.

  • Në orën 12:47, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku

zhvillojnë një bisedë telefonike.

  • Në orën 12:48, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku

zhvillojnë një bisedë telefonike.

  • Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku

zhvillojnë një bisedë telefonike.

  • Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë bisedë telefonike

SyriTv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit