Egli Tako i ka shprehur ngushëllime familjes së Gjesti, i cili humbi sot në një aksident të rëndë rrugor vëllanë e tij, Elidon Kelmendi.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja… Më dhemb zemra..
Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi!
Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”.