Autoritetet greke gjatë një operacioni me FBI greke ka shkatërruar një organizatë droge. Nga operacioni u arrestuan pesë shqiptarë të moshave, 73, 39, 36, 35 dhe 34 vjeç.
Sipas mediave greke, organizata kishte arritur të gjenerojë të ardhura mbi 8 milionë euro, duke ndërtuar një rrjet të sofistikuar me role të qarta dhe logjistikë të plotë.
Gjatë operacionit policor, autoritetet kanë sekuestruar: 1.640 bimë kanabisi në rritje, 1 ton dhe 161 kg kanabis të papërpunuar, gati për trafikim. Pajisje për kultivim, peshore elektronike, automjete dhe arsenal armësh, përfshirë: një pushkë automatike, dy pistoleta, një granatë dore dhe 134 fishekë.
Në krye të organizatës qëndronte një 39-vjeçar, i cili kishte përgjegjësinë për koordinimin e aktiviteteve të grupit, menaxhimin e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës dhe komunikimin me klientët dhe mbledhjen e fitimeve.
Të arrestuarit shqiptarë përballen me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar të drogës, armëmbajtje pa leje dhe qarkullim të monedhave të falsifikuara.