-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku prezanton Manastirliun si kandidate të Tiranës: Jam krenare, do e fitosh këtë betejë

Kryesoret

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

Balluku me anë të një postimi shprehet se Manastirliu është punëtore, e dashur me njerëzit dhe e kujdeshme në çdo gjë që ajo merr përsipër.

“Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen…
Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.
E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty @manastirliu.ogerta dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh siç ti gjithmonë di“, shkruan Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit