Pasditen e sotme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Pas një konflikti për motive ende të paqarta, një person në gjendje të dehur ka plagosur më armë burrin e motrës.
I plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ndërkohë personi që ka qëlluar me armë është arrestuar nga policia.