-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi me armë zjarri kunatin, policia e arreston, dhe në kërkim një 29-vjeçar

Kryesoret

Policia ka dhënë detaje pas plagosjes me armë zjarri në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas policisë, pasditen e sotme në rrugën “Llambi Bonata” për shkak të një konflikti të dobët, 41-vjeçari me iniciale M.T., ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij G.M., rreth 56 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 56-vjeçarit, i cili ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar autorin M.T, si dhe po punohet për kapjen e N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen. Ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Plagosi me armë zjarri burrin e motrës në Kombinat, arrestohet autori

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit