-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kosova duhet ta fitojë paqen, t’i bëjë detyrat e veta

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Kosova është bërë me vullnetin e vet peng i Serbisë. Rama në një intervistë për “Jehona politike” ka thënë se për të Kosova e ka fituar luftën por duhet ta fitojë paqen.

“Që të fitojë paqen do të thotë që të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Kjo është e gjitha. Që ta bëjë këtë nuk duhet të shoh fare nga Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë, nuk duhet t’ia di fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë serbët, por duhet të bëjë detyrat e veta”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka shtuar se “Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët. Dhe këto lidhen me dialogun por lidhen me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pastaj, që do të thotë se nëse në tryezën e dialogut janë ‘x’ pika për tu përmbushur, Kosova t’i bëjë në mënyrë unilaterale dhe të shkojë përpara. Nuk ka rëndësi fare se çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit