Në ndeshjen e sotme të Serie A, AC Milan dhe Napoli përballen në “San Siro” në kuadër të javës së pestë të kampionatit italian. Milani, i drejtuar nga Massimiliano Allegri, ka ruajtur formacionin e njëjtë që fitoi ndaj Udineses, me Rafael Leao në stol pas rikuperimit. Nga ana tjetër, Napoli i Antonio Contes, për shkak të mungesave, ka bërë disa ndryshime në mbrojtje, me debutimin e Gutierrez dhe Marianucci, ndërsa Juan Jesus zëvendëson Buongiorno-n.
Formacionet zyrtare:
AC Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupiñán; Pulisic, Giménez. Trajner: Allegri.
Napoli (4-1-4-1): Meret; Di Lorenzo, Marianucci, Juan Jesus, Gutierrez; Lobotka; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Hojlund. Trajner: Conte.