Një tjetër aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnje–Çermë, pranë fshatit Dushk. Një automjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në tokat pranë autostradës, në oborrin e një banese ku fatmirësisht nuk ndodhej askush.
Në automjet ndodheshin dy bashkëshortë, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes.
Mjekët kanë bërë të ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, ndërsa policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.