Në një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka ngritur akuza të forta ndaj maxhorancës, duke e cilësuar mënyrën aktuale të funksionimit të Kuvendit si të jashtëligjshme dhe jashtë standardeve demokratike.
Sipas tij, mazhoranca po e shtyn punën parlamentare përpara pa respektuar as Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit, duke lënë jashtë çdo diskutimi çështjet madhore, përfshirë votëbesimin e qeverisë dhe debatin për programin qeverisës.
“Nuk ka ndodhur në asnjëherë që në 11 legjislaturat, nuk është votëbesuar qeveria, nuk është bërë debat për qeverisjen 4-vjeçare. Përgjegjësia është e juaja dhe ne nuk po futemi në shinat e parlamentit. Nuk kemi zhvilluar seanca siç ka qenë historiku i vitit të kaluar. Një herë i bëni seancat të hënën, një herë të mërkurën, një herë të premten, ky është informalitet. Ajo çka ka ndodhur gjatë këtyre ditëve është se nuk ka pasur debat. Informaliteti i kësaj qeverie është se jo vetëm që nuk kemi rregullore, përdorni si instrument atë.”, tha Xhelali.