-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti sot/ Java nis me rrebesh që në mëngjes

Kryesoret

Sot mbi vendin tonë pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë vranësirat të jenë presente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Herë pas – here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 26°C vlera më e lartë në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit