Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Atalantës, Berat Gjimshiti, bëhet lojtari i parë shqiptar që arrin 30 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Ai ka shënuar edhe një gol në këtë kompeticion, ndaj Shakhtar Donetsk në sezonin e kaluar.
Sot, në ndeshjen Atalanta–Club Brugge, Gjimshiti do të luajë titullar dhe mban edhe shiritin e kapitenit. Ai është pjesë e skuadrës që fitoi Europa League një vit më parë.