Në kuadër të muajit ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, i njohur si Tetori Rozë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë një mesazh të fuqishëm mbështetës për të gjitha gratë dhe vajzat që po përballen me këtë sëmundje.
Në postimin e tij, presidenti thekson rëndësinë e çdo historie personale dhe guximin që shfaqin pacientet në këtë betejë të vështirë.
Ai nxit të gjithë gratë që të bëjnë kontrolle të rregullta, duke rikujtuar se diagnostikimi i hershëm shpëton jetë dhe është kyç për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
“Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje.
Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.”, shkruan Begaj.