Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm, pasi persona të paidentifikuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në apartamentin e saj në Tiranë.
Ajo ka publikuar një video ku tregon derën e dëmtuar, duke paralajmëruar: “Kanë tentuar të hyjnë në shtëpi. Kini kujdes me porositë që pranoni”.
Ngjarja ndodh vetëm pak muaj pas një tjetër incidenti në të njëjtën banesë, kur një zjarr i papritur u raportua brenda apartamentit.
Ende nuk ka reagim nga autoritetet lidhur me këtë rast, ndërsa Françeska ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj situatave të dyshimta që lidhen me dërgesa në banesë.


 
                                    





