Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn. Ish-kryebashkiaku i Tiranës bëri rekurs për ndryshim të masës së sigurisë, ku relatore ishte gjyqtarja Albana Boksi, por u rrëzua.
Ai ndodhet në arrest me burg për 13 akuza, 9 raste për korrupsion, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për fshehje të pasurisë dhe 1 për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, së fundi edhe për shpërdorim detyre.
Veliaj u shkarkua më 25 shtator me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ish-kryebashkiaku ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, por dje, më 1 tetor presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.