Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka pësuar një lëndim në shpatull gjatë turneut të saj në SHBA.
Ajo është fotografuar me mavijosje të dukshme, çka ka shkaktuar shqetësim te fansat. Sipas mediave britanike, pas kontrollit nga një radiolog, 30-vjeçares i është dhënë leje të vazhdojë performancat.
Artistja pritet t’i nënshtrohet fizioterapisë, por turneu do të vazhdojë pa ndërprerje.









