Në fshatin malor Turaj të Kukësit, kushtet e vështira atmosferike, me borë të dendura dhe erëra të forta, kanë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje. Telat e këputur dhe të bashkuar në mënyrë të gabuar kanë krijuar pengesa në furnizimin me energji elektrike në këtë zonë të thellë malore.
Ekipet e OSHEE-së, megjithë kushtet e vështira dhe terrenin sfidues, janë ngjitur në zonë dhe po punojnë pa ndërprerje për të riparuar defektet dhe për të rikthyer energjinë sa më shpejt.
Aktualisht, përveç fshatit Turaj, i gjithë territori i qarkut Kukës furnizohet normalisht me energji, ndërsa punimet për rikthimin e energjisë në zonën e prekur vazhdojnë intensivisht.