-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa: Emigrantët nuk janë numra, por njerëz me histori dhe shpresa

Kryesoret

Gjatë Meshës për Jubileun e Misionarëve dhe Migrantëve, Papa Leone bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe mirëpritje ndaj emigrantëve, duke dënuar indiferencën dhe diskriminimin që ata përballen.

Ai përshkroi dramën e njerëzve që largohen nga dhuna, duke u përballur me rrugë të rrezikshme dhe vuajtje të mëdha.

Papa theksoi se emigrantët nuk janë vetëm numra, por njerëz me histori dhe shpresa, dhe bëri thirrje për më shumë mirëkuptim nga shoqëritë dhe udhëheqësit botërorë. Ai siguroi se dyert e Kishës janë gjithmonë të hapura për ta. Një mesazh i fuqishëm për humanizëm dhe solidaritet në kohët tona.

“Duhet të kapërcejmë stereotipet dhe paragjykimet. Emigrantët nuk janë numra, por njerëz, histori, shpirtra në kërkim të paqes. Për ju, motra dhe vëllezër migrantë, dyert e Kishës janë gjithmonë të hapura: jeni gjithmonë të mirëpritur.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit