-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthimi i votës në Siri, por pa garanci për zgjedhje të lira

Kryesoret

Të dielën, më 5 tetor, Siria mban zgjedhjet e para parlamentare pas rrëzimit të Bashar al-Assad-it, dhjetë muaj më parë. Procesi zhvillohet në një klimë të pasigurt, pas një lufte civile 13-vjeçare që shkaktoi qindra mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur.

Nga 210 vende në Kuvendin Popullor, 140 do të zgjidhen përmes kolegjeve elektorale, ndërsa 70 do të emërohen nga presidenti i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa — një formulë e kritikuar si jodemokratike dhe e kontrolluar nga pushteti ekzekutiv.

Zgjedhjet janë shtyrë në tri provinca për shkak të pasigurisë, ndërsa opozita dhe organizatat e shoqërisë civile denoncojnë përjashtimin e kundërshtarëve politikë dhe mungesën e përfaqësimit gjinor e etnik. Presidenti Sharaa e ka cilësuar këtë proces si “zgjidhje të përkohshme” gjatë tranzicionit.

Megjithëse shihen si një hap drejt reformës, shumë kritikë e konsiderojnë këtë proces një formalitet politik, që nuk garanton zgjedhje të lira dhe gjithëpërfshirëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit