-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja nis sot përgatitjet për Serbinë dhe Jordaninë

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare fillon sot grumbullimin për dy ndeshjet e radhës: ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovac dhe miqësoren me Jordaninë më 14 tetor në Tiranë.

Pas publikimit të listës nga trajneri Silvinjo, lojtarët do të stërviten për herë të parë pasdite në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në mbrojtje mungojnë Ismajli dhe Kumbulla, ndërsa për herë të parë grumbullohet Klisman Cake nga Shkëndija e Tetovës.

Shumica e futbollistëve vijnë në formë të mirë nga klubet e tyre, me portierin Strakosha dhe mbrojtësin Hysaj që kanë pasur paraqitje të shkëlqyera në kampionate.

Skuadra do të udhëtojë drejt Serbisë një ditë para ndeshjes, ku do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit dhe konferencën për shtyp.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit