-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Asnjë hap nuk do të ndërmerret pa kandidatin

Kryesoret

Në konferencën për mediat më 6 tetor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zyrtarizoi emrin e aktorit Florjan Binaj si kandidatin e PD-së për kryetar të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit 2025.

Berisha theksoi se Binaj është një personalitet i pavarur, me një profil të përshtatshëm për këtë sfidë, dhe nënvizoi largimin e tij nga televizioni ABC News. Sipas Berishës, heqja e Binajt nga ABC ishte një vendim politik nga ana e qeverisë Rama, që synonte censurimin e zërave të pavarur.

“Aq i pavarur sa ishte te ABC News, se e hoqi Rama,” tha Berisha, duke e paraqitur këtë si shembull të përpjekjeve për të shtypur mediat kritike dhe profesionistët e pavarur.

Berisha shtoi se kandidatura e Binajt do të diskutohet edhe me partitë e tjera opozitare, për të siguruar një koalicion të bashkuar në zgjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit