-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon shkarkimin e Nikos Peleshi, Kaso: Ka shkelur detyrat si kryetar Kuvendi

Kryesoret

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Partia Demokratike kërkoi zyrtarisht shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Deputeti Ivi Kaso deklaroi se Peleshi ka shkelur Rregulloren dhe detyrat kushtetuese, duke minuar rolin e tij si garant i funksionimit parlamentar.

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri kërkoi kohë për shqyrtimin e kërkesës dhe propozoi caktimin e një relatori për të hartuar një raport të detajuar mbi pretendimet e opozitës.

“E vetmja vlerë që ka treguar maxhoranca në këto seanca të Kuvendit është forca e numrave. Ka ngritur kartonin dhe ka treguar një unitet jo të pashoq, por atë çka ka ndodhur gjithmonë. Nisma jonë është bërë sepse detyrat që i burojnë kryetarit të Kuvendit janë shkelur. Si ndjekës i zhvillimeve parlamentare, nuk kam parë ndonjëherë një sjellje të tillë,” deklaroi Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit