Sot ka nisur zyrtarisht viti akademik 2024–2025 për studentët në të gjithë universitetet e vendit. Procesi i regjistrimeve vijon ende me raundin e dytë që përfundon më 8 tetor, ndërsa raundi i tretë do të zhvillohet nga 13 deri më 24 tetor.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Qyteti Studenti, ku njoftoi se këtë vit janë akomoduar rreth 700 studentë më shumë se një vit më parë, duke e çuar në afro 5 mijë numrin total të studentëve të strehuar.
“MIRËMËNGJES dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.