Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, ishte lojtari i fundit që iu bashkua grumbullimit kuqezi për ndeshjet kundër Serbisë dhe Jordanisë.
Udhëtimi i gjatë nga SHBA, ku aktivizohet me Atlanta United në MLS, e bëri të pamundur pjesëmarrjen e tij në stërvitjet e para të ekipit.
Mihaj mbërriti në Tiranë vetëm mesditën e së martës dhe, pas një ndalese të shkurtër në hotel, iu bashkua menjëherë skuadrës në “Shtëpinë e Futbollit”, ku zhvilloi stërvitjen e tij të parë me grupin.
Pavarësisht lodhjes së rrugës dhe vonesës në grumbullim, prania e Mihajt është një lajm i mirë për trajnerin Silvinjo, sidomos në një moment kur mungojnë dy qendërmbrojtës të rëndësishëm si Ismajli dhe Kumbulla.









