-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia Socialiste padit KQZ-në për mungesën e vendimeve kyçe në zgjedhjet lokale të nëntorit

Kryesoret

Partia Socialiste ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Apelit kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Rregullator, për shkak se nuk kanë marrë vendime për disa gjëra shumë të rëndësishme për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

PS thotë se mungesa e këtyre vendimeve për afatet, fletën e votimit dhe përdorimin e teknologjisë elektronike mund të prishë procesin zgjedhor dhe nuk e bën atë të drejtë.

Më 8 tetor do hidhet shorti për të zgjedhur gjykatësit që do të shqyrtojnë këtë çështje urgjente.

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë janë planifikuar të mbahen më 9 nëntor 2025.

Njoftimi:

Në datën 08.10.2025, ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.32 Regjistri Themeltar Dt.07.10.2025 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator.

OBJEKTI: Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, për:

  1. “Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

  2. “Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

  3. “Përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”;

  4. “Përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”; sipas projektvendimeve të propozuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e Komisionit Rregullator të datës 06.10.20251 .

BAZA LIGJORE: Nenet 26, 145, 152, 153, 155, 156, 158, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit