Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në burgun e Durrësit. Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut, autoritetet bënë të mundur sekuestrimin e tre telefonave celularë tip “iPhone”, të cilët rezultonin të ndezur dhe funksionalë.
Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me iniciale B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan në ambiente të institucionit pa persona përgjegjës.
Menjëherë pas konstatimeve, autoritetet ndërmorën veprimet përkatëse procedurale, duke veçuar të paraburgosurin, hartuar raportin e incidentit dhe procesverbalin përkatës për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet janë referuar pranë strukturave përgjegjëse për hetime të mëtejshme.









