Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndërkohë që sot do të mbahen vizitat private në familjen e Kalasë.
Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.
“Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, thuhet në njoftimin e vdekjes të publikuar nga familjarët e gjyqtarit.