-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Mazhoranca po mbyll debatin në Kuvend, nis procedura për shkarkimin e Presidentit

Kryesoret

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kritikuar fort mazhorancën socialiste, duke akuzuar se po mbyll çdo mundësi për debat dhe kontroll parlamentar në Kuvend. Sipas PD-së, në vetëm një javë janë refuzuar tre mocione, një interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe një seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, duke shkelur rregullat e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Mocionet e bllokuara lidhen me çështje të rëndësishme si prioritetet e qeverisë në agjendën europiane, dënimin e genocidit në Kosovë dhe mekanizmat për çlirimin e 112 milion eurove nga fondet e BE-së përmes programit IPARD 3.

Interpelanca urgjente ishte kërkuar nga PD-ja pas raportimeve të mediave italiane dhe përgjimeve të Antimafias, të cilat përmendin kontakte të dyshimta mes zyrtarëve shqiptarë dhe grupeve kriminale në Aruba, me qëllim pastrimin e parave.

Për më tepër, PD-ja ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj, me pretendimin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, bazuar në nenin 90, pikën 2. Gjithashtu, janë dorëzuar kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore që do të hetojnë zgjedhjet e majit 2025 dhe lidhjet e Kryeministrit me ish-agjentin e dënuar Charles McGonigal.

Demokratët kërkojnë që Kuvendi të lejojë funksionimin normal të mekanizmave të kontrollit dhe paralajmërojnë se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të ndjekur çështjet që kanë ngritur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit