-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Begaj u shpall ushtar i Edi Ramës, është kloun i Presidencës

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, të caktuara për më 9 nëntor.

Bardhi e ka cilësuar Begajn si “kloun të Presidencës” dhe ka theksuar se vendimi i Kushtetueses e ka ekspozuar atë si “ushtar të Edi Ramës” në sy të opinionit publik. Sipas tij, nëse Presidenti do të kishte dinjitet, ai do të duhej të jepte dorëheqjen menjëherë.

“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi në postimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit