Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiç, dhe Urosh Vuksanoviç kanë mohuar akuzat për sulme ndaj gazetarëve gjatë protestave në Leposaviq në qershor 2023. Në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, të dy thanë se janë të pafajshëm për akuzat që u ngarkohen.
Sllavko Simiç përballet me akuza për pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm, pasi prokuroria pretendon se ai ka inkurajuar sulmin ndaj mediave gjatë protestave kundër ministrit Elbert Krasniqi. Ndërkohë, Vuksanoviç akuzohet për përdorim të forcës ndaj gazetarëve dhe pjesëmarrje në turmë.
Lista Serbe ka reaguar duke pretenduar se Simiç vetëm ka tentuar të mbrojë të gjithë të pranishmit, përfshirë ekipet mediale. Seanca e mëparshme u shty për shkak të mungesës së dokumenteve të plota nga prokuroria.