Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se seanca e sotme plenare nuk ishte normale. Ai tha për gazetarët se do të vazhdojnë që të respektojnë rregulloren.
“A kuptuat ju gjë se pse u ndërpre dhe u votua në shpejtësi të rrufeshme? E vetmja gjë që ndodhi është denoncimi im për Arubën. Këto fjalë si të ishin thika apo bajoneta detyruan Peleshin të mbyllë Parlamentin. Ky është de fakto asgjësimin i Parlamentit.
Interpelanca është një e drejtë kushtetuese. 10 orë debat të parashikuara, këta mbyllin Kuvendin. Ky është një turp. Ne o të vijojmë, kemi vepruar në përputhej të plotë me rregulloren” tha Berisha.








