Para ndeshjes së rëndësishme Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit 2026, u organizua një drekë zyrtare në Nish nga Federata Serbe e Futbollit.
Në këtë takim mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, me në krye presidentin Armand Duka.
Nga ana serbe ishin presidenti Dragan Džajić dhe zyrtarë të tjerë.
Atmosfera ishte shumë miqësore dhe u diskutua për rëndësinë e futbollit si një lidhje mes dy popujve.
Presidenti Duka falënderoi organizatorët për pritjen dhe masat e sigurta që u morën për ndeshjen.